FAQE TE VERDHA

Çelësi i Tiranës 2015

iphone ipad


I vetmi udhërrëfyes praktik i kryeqytetit prej 16-vjetësh tashmë edhe e para dhe e vetmja platformë informative e integruar print-web-mobile.

“Çelësi i Tiranës 2015” i përvitshmi dhe i vetmi udhërrëfyes praktik i kryeqytetit, vjen këtë herë, në botimin e tij të gjashtembëdhjetë NDRYSHE: me një përmbajtje gjithmonë e më të plotë, me shërbime të shtuara dhe teknologjinë më të fundit. 

Si rezultat i tendencës në rritje të tregut drejt teknologjive të reja të informacionit, rritjes së numrit të përdoruesve të internetit, qoftë nga kompjuteri apo nga celulari, Çelësi shpk, duke i paraprirë tregut dhe reflektuar në vazhdimësi nevojat e tij, sjell dhe këtë vit zgjidhjen e vetme për bizneset dhe konsumatorin: Mundësinë e vërtetë të takimit mes tyre në një platformë gjithpërfshirëse


E lançuar në fund të vitit 2012, me synimin për të ofruar 360˚ shikueshmëri për bizneset dhe 360˚ akses për konsumatorin, si dhe ndërveprim të drejtpërdrejtë mes tyre në kohë reale, platforma e re përfshin 3 dimensione të integruara informimi:

  • Guidën (botimin) e mirenjohur prej 16 vitesh si i vetmi udhërrëfyes për kryeqytetin  
  • Portalin web www.yellowpagesalbania.com
  • Aplikimin për smart phone, albania yellow pages ose celesi yellow pages të rregjistruar në App Store dhe Google Play, i cili mund të shkarkohet falas në celularët Iphone ose Android.

 

Guida (botimi), portali web dhe aplikimi për smart phone kanë përfshirë një gamë edhe më të gjerë informacioni të kategorizuar, duke filluar nga numrat e urgjencës e deri tek shërbimet praktike që lidhen me shtëpinë, ekonominë familjare, fëmijët dhe shkollimin e tyre, shëndetin, mjetet e informimit, shoqërinë civile, kulturën, kohën e lirë, shërbimet 24 orë dhe shërbime të tjera që ofrohen në Tiranë, përfshirë edhe hartën e përditësuar të kryeqytetit me rrugët e reja. 

 Portali www.yellowpagesalbania.com mundëson përgjigje në kohë reale si për atë që kërkon informacion, ashtu edhe për bizneset, të cilëve nuk u duhet më të presin 1 vit për të pasqyruar ndryshime adrese, telefoni, objekti aktiviteti apo ofertash, nëpërmjet logimit direkt të ofruar klienteve me username dhe password për një përdorim edhe më të personalizuar të informacionit dhe menaxhimin në çdo kohë të profilit të tyre.

Një risi ekskluzive është edhe harta interaktive me lidhje direkte me google maps që mundëson lokalizimin në kohë reale të vendndodhjes së bizneseve. Kjo hartë e integruar në portalin web, merr një vlerë edhe më të madhe në aplikimin për smart phone, duke u shndërruar në një udhërrëfyes-navigator, që ju tregon jo vetëm vendndodhjen e subjektit të kërkuar por edhe itinerarin për të shkuar aty. 

Risi dhe lehtësi të tjera: 

  • Shkarkimi falas i aplikacionit per smartphone dhe organizimi i informacionit në 16 ikona që krijojnë lehtësi maksimale zgjedhjeje dhe zgjidhje efikase teknologjike.
  • Kërkim i avancuar sipas emrit të subjektit, sipas llojit të aktivitetit ose shërbimit dhe vendndodhjes së tyre
  • Kontrata vazhdon të jetë 1 vjeçare, por duke ofruar gjatë gjithë vitit mundësi ndryshimesh dhe përditësim informacioni në kuadër të të njejtës kontratë.
  • Mundësi gjatë gjithë vitit e marrjes së shërbimeve shtesë dhe integrimit të tyre në kontratën aktuale.

Vitit 2015 sjell hapësira reklamuese me formate të reja më efikase për ekspozimin e biznesit bazuar në kërkimet e fundit mbi efektet e reklamave në botime dhe portale të tilla, si dhe nga eksperienca e 16 viteve duke ofruar mundësi më të mira shtresëzimi të aktorëve të tregut dhe duke krijuar një hierarki vlerash mes tyre.

 

 

 


© 2012 Yellow Pages Albania Inc.

facebooktwitteryoutuberss