Euro Panel M.F i ka fillimet e saj me prodhimin & përpunimin e llojeve të ndryshme të llamarinave ku si bazë ka prodhimin e ulluqeve, tubave të shkarkimit, panele sandwich & aksesorët e ndryshëm, pra gjithçka që i përket çatisë së objekteve të ndryshme industriale e civile. Vlen të theksohet që kompania sjell një avantazh, sepse punon me masat e kërkuara nga klienti duke evituar firot në dëm të dyja paleve.
Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike dhe konsultat në neurokirurgji, neurologji etj. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier, në 2010 në Berat dhe në Tetor të vitit 2011 hapi degën e saj më të re në Korçë.