Alban Costruzioni, i çertifikuar me UNI EN ISO 9001-2015, është kompania lider në Shqipëri për prodhimin e shtyllave centrifugale TU, MT, nënstacione elektrike të tipit BOX, nënstacione elektrike me madhësi të ndryshme për transformatorë dhe traversa metalike të të gjitha llojeve.Alban Costruzioni Group është gjithashtu i çertifikuar me UNI EN1090-1: 2012 dhe ISO 3834: 2006 që në thelb do të thotë se në të gjitha fazat e prodhimit, nga blerja e materialit deri tek dorëzimi i produktit, kryen testet dhe kontrollet e kërkuara nga specifikimet dhe rregulloret në fuqi dhe është në posedim të kualifikimit të proçedurave të saldimit dhe liçencave për saldatorë. Është i specializuar në ndërtimin dhe instalimin e: -Ndërtesat industriale; -Urave; -Mbulon; -Shkallë sigurie dhe zjarri; -Kasetë për linjat elektrike.
Operatori Turistik AlbaTrip, pjesë e “Çelësi Group”, me mbi 10 vite eksperiencë në udhëtime turistike, ju ofron paketa pushimesh gjatë gjithë vitit. Për ne udhëtimi nuk është biznes por më së pari është pasioni ynë i hershëm. Ne ju ofrojmë eksperiencat tona të mrekullueshme. E shijojmë çdo udhëtim sikur të ishte hera e parë dhe këtë përjetim e ndajmë me ju. Kompania AlbaTrip e mbështet punën e saj në një staf shumë profesional dhe me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e shërbimeve. Ju bëni zgjedhjen, për të tjerat mendojmë ne! AlbaTrip ofron shërbimet: -Biletari (Individuale & Çmime Grupi); -Shërbimet e akomodimit; -Transport / makine, jahte, biçikleta etj., me qira. -Ture të organizuar (grupe & individuale); -MICE/ Organizimi i konferencave; -Ofrojmë shoqërues dhe përkthyes të autorizuar në gjuhë të ndryshme; -Shërbimet VIP dhe organizimi i takimeve në nivele të ndryshme; -Sigurimi i shendetit në udhëtim.
Blue Filters Albania pjesë e BlueFilters Group, një ndër kompanitë e para Gjermane në Botë e specializuar për trajtimin e ujit te pijshëm. Grupi Bluefilters është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe shpërndarës të filtrave të ujit dhe sistemeve të trajtimit të ujit në Europë. Të dalluar për cilësinë e lartë, teknologjinë më të fundit, dizenjimin modern dhe çmimet konkurruese në treg. Prej 7 vitesh operon edhe në Shqipëri me 3 zyra. Por është për tu theksuar se pavarësisht vendndodhjes së zyrave tona, prodhimi i produkteve Blue Filters bëhet vetëm në Senden Gjermani.
Kompania e parë në Shqipëri që trajton artikujt: motorgjeneratorë, stabilizatorë, transformatorë fuqie pa vaj, UPS të fuqishëm, inverter, bateri, radrizator, gjithashtu ofron servis të autorizuar me kontrata një ose shumëvjecare, pjesë origjinale. Pajisje të çertifikuara CE, ISO 9001-2015. Ju vjen në ndihmë me një staf të specializuar. Garanci dhe shërbim i kualifikuar. Energjia në dorën tuaj.