Alban Costruzioni, i çertifikuar me UNI EN ISO 9001-2015, është kompania lider në Shqipëri për prodhimin e shtyllave centrifugale TU, MT, nënstacione elektrike të tipit BOX, nënstacione elektrike me madhësi të ndryshme për transformatorë dhe traversa metalike të të gjitha llojeve.Alban Costruzioni Group është gjithashtu i çertifikuar me UNI EN1090-1: 2012 dhe ISO 3834: 2006 që në thelb do të thotë se në të gjitha fazat e prodhimit, nga blerja e materialit deri tek dorëzimi i produktit, kryen testet dhe kontrollet e kërkuara nga specifikimet dhe rregulloret në fuqi dhe është në posedim të kualifikimit të proçedurave të saldimit dhe liçencave për saldatorë. Është i specializuar në ndërtimin dhe instalimin e: -Ndërtesat industriale; -Urave; -Mbulon; -Shkallë sigurie dhe zjarri; -Kasetë për linjat elektrike.
Arfanet sh.p.k është krijuar si kompani e pavarur në vitin 2013. Më parë aktiviteti i kësaj kompanie kryhej brenda kompanisë mëmë që është Arfa Shpk. ArfaNet Shpk ofron shitjen me shumicë dhe pakicë të gjithë gamës së artikujve të sinjalit televiziv tokësor e satelitor, të thjeshtë dhe të përqendruar për hotele dhe rezidenca banimi, duke qënë lider në Shqipëri për sistemet televizive duke ofruar asistencë teknike në projektimin, instalimin dhe shërbimin periodik të mirëmbajtjes së tyre.
Coffee Club Sh.p.k që nga data e themelimit e në vazhdim ka ofruar në treg një shumllojshmëri makinetash (ekspresë kafeje me kapsulë) dhe një gamë të gjerë të produkteve “Lavazza” duke ardhur sa më pranë kërkesave të konsumatorëve dhe duke i vënë në kontakt personat me njëri-tjetrin nëpërmjet (të të famshmes kohë) “5 minuta pushim per 1 kafe” nën moton: Në shtëpi dhe në zyre njesoj si në bar!
E themeluar në Tiranë në vitin 1996, Shoqëria GTS "Gazra Teknike Shqiptare" Sh.p.k është anëtare e grupit multinacional SOL S.p.A e cila është e pranishme në 22 vende të Evropës dhe jashte saj. Gts sh.p.k. është lider në tregun shqiptar për prodhimin dhe tregëtimin e gazeve medikale. Gjithashtu Gts ka realizuar me sukses impiantet e gazit medikal në të gjitha spitalet më të mëdha në Shqipëri si Hygeia Hospital, Amerikan Hospital 2, Urgjenca e re e QSUT, etj.
SELMANI IMP-EXP sh.p.k, është një shoqëri e themeluar në 1994. Aktiviteti i saj fillestar ka qenë tregtimi me shumicë i materialeve të ndërtimit. Katër vite eksperiencë mjaftuan për të ndërmarrë një hap të guximshëm. Në vitin 1998, u realizua investimi i parë në këtë sektor, ndërtimi i Impiantit të Zinkimit në të Nxehtë. Ky i fundit u pasua nga ndërtimi i një impianti te dyte në vitin 2000, si dhe mjaft investime të tjera në teknologji dhe në strukturën e brendëshme të ndermarrjes.
RRUGA KONFERENCA E PEZES, ISH KOMBINATIT MISTO MAME - Tiranë