Alban Costruzioni, i çertifikuar me UNI EN ISO 9001-2015, është kompania lider në Shqipëri për prodhimin e shtyllave centrifugale TU, MT, nënstacione elektrike të tipit BOX, nënstacione elektrike me madhësi të ndryshme për transformatorë dhe traversa metalike të të gjitha llojeve.Alban Costruzioni Group është gjithashtu i çertifikuar me UNI EN1090-1: 2012 dhe ISO 3834: 2006 që në thelb do të thotë se në të gjitha fazat e prodhimit, nga blerja e materialit deri tek dorëzimi i produktit, kryen testet dhe kontrollet e kërkuara nga specifikimet dhe rregulloret në fuqi dhe është në posedim të kualifikimit të proçedurave të saldimit dhe liçencave për saldatorë. Është i specializuar në ndërtimin dhe instalimin e: -Ndërtesat industriale; -Urave; -Mbulon; -Shkallë sigurie dhe zjarri; -Kasetë për linjat elektrike.
Shtypshkronja Ilar eshte themeluar qe ne vitin 1995 dhe prej 27 vitesh realizon shtypshkrime te ndryshme, punime dhe botime librash, revista, fletepalosje, dosje, blloqe, etj.
SELMANI IMP-EXP sh.p.k, është një shoqëri e themeluar në 1994. Aktiviteti i saj fillestar ka qenë tregtimi me shumicë i materialeve të ndërtimit. Katër vite eksperiencë mjaftuan për të ndërmarrë një hap të guximshëm. Në vitin 1998, u realizua investimi i parë në këtë sektor, ndërtimi i Impiantit të Zinkimit në të Nxehtë. Ky i fundit u pasua nga ndërtimi i një impianti te dyte në vitin 2000, si dhe mjaft investime të tjera në teknologji dhe në strukturën e brendëshme të ndermarrjes.
RRUGA KONFERENCA E PEZES, ISH KOMBINATIT MISTO MAME - Tiranë
Eksperienca shumë vjeçare në fushën e mobilimit, stafi i kualifikuar si dhe koherenca janë faktorët kryesore që na bëjnë të besueshem për klientët tanë. Ne ofrojmë jo vetëm mobilje moderne por edhe ato klasike, jo vetëm produkete por dhe ide, jo vetëm cilesi por edhe korrektesë. Çmimet tona janë të leverdisshme dhe tek ne do gjeni artikuj me zbritje. Me vendodhje në Tiranë, Mobileri Prestigj është një biznes që sapo ka festuar përvjetorin e saj të 15-të. Ekipi ynë ka një përvojë të çmuar në mobiliet e zyrës dhe është i angazhuar për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët tanë.
Shoqeria Bengasi 2006 shpk eshte themeluar nga Kastriot Bengasi, pronar i kesaj kompanie. Eshte nje shoqeri qe operon prej vitesh ne fushen e ndertimit , e cila nderton objekte banimi dhe ofron sherbime civile. Qellimi saj eshte te ndertoje me cilesi te larte dhe kosto te ulet, ne menyre qe tu pergjigjet me efektivitet dhe perpikmeri deshirave dhe nevojave te klienteve. Ndertimet e fundit nga Bengasi 2006 jaen Tirana Golden Park, Tek Klani dhe dyqanet tek Ardeno.
Muca shpk ushtron aktivitetin e saj që prej shkurtit te vitit 1994. Objekti i veprimtarisë është fokusuar në Import, eksport, prodhim, përpunim dhe tregtim me shumice dhe pakicë të artikujve të ndryshem të drurit dhe metalike dhe nënprodukteve të tyre, të mobilerisë, të pajisjeve të zyrave dhe të pajisjeve të ndryshme të spitaleve dhe institucioneve të tjera publike etj. Në fushën e ndërtimit, me ndërtime civile dhe industriale, rikonstruksione. Këto marredhenie kanë bërë që shoqëria Muca shpk të njihet në treg si një firmë e konsoliduar dhe me shumë pervojë.
Tregtim bojrash me pakicë. Import - export, suvatime, lyerje, pllaka, kartonxhes, punime dekorative, sisteme kapot. Riparime fasada dhe ndërtesa. Punime, materiale dhe shërbime të të gjitha llojeve.
Tek Suvenir Kruja do të gjeni punime artisike, veshje popullore tradicionale vendase, sende antike si dhe punime dore. Dyqani është mjaft i njohur dhe për realizimet në filigram. Finesa, kreativiteti dhe mbi të gjitha cilësia e punimeve, ka bërë që për shumë turistë objektet në filigram të jenë ndër të preferuarat e dyqanit.
Ofrojmë produkte artizanale, souvenire nga Shqipëria. Bizhuteri, arrgjendari, punime të ndryshme në argjend si: personalizime, portrete. Punime në filxhan, argjend. Produkte të tjera si bluza të personalizuara sipas dëshirës. Mbulesa tavoline të tejzahut, qilime, rrugica, leshi, punime në bakër, dru, pjata të pikturuara me motive shqiptare