Alban Costruzioni, i çertifikuar me UNI EN ISO 9001-2015, është kompania lider në Shqipëri për prodhimin e shtyllave centrifugale TU, MT, nënstacione elektrike të tipit BOX, nënstacione elektrike me madhësi të ndryshme për transformatorë dhe traversa metalike të të gjitha llojeve.Alban Costruzioni Group është gjithashtu i çertifikuar me UNI EN1090-1: 2012 dhe ISO 3834: 2006 që në thelb do të thotë se në të gjitha fazat e prodhimit, nga blerja e materialit deri tek dorëzimi i produktit, kryen testet dhe kontrollet e kërkuara nga specifikimet dhe rregulloret në fuqi dhe është në posedim të kualifikimit të proçedurave të saldimit dhe liçencave për saldatorë. Është i specializuar në ndërtimin dhe instalimin e: -Ndërtesat industriale; -Urave; -Mbulon; -Shkallë sigurie dhe zjarri; -Kasetë për linjat elektrike.
“Princi i Lumtur“ është një dhuratë nga një nënë, për nënat. I themeluar në Tiranë, në vitin 2007, kopshti nis aktivitetin me një qëllim: të sjellë diçka të re në mënyrën shqiptare të edukimit të fëmijëve. Çdokush do më të mirën për fëmijën e vet. “Princi i Lumtur“ jua siguron këtë nëpërmjet stafit të kualifikuar, kurrikualve të përzgjedhura dhe argëtimeve pa fund! “Jetoje jetën si të ishte përrallë“ është motoja jonë!
Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike dhe konsultat në neurokirurgji, neurologji etj. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier, në 2010 në Berat dhe në Tetor të vitit 2011 hapi degën e saj më të re në Korçë.