KLINIKA EUROPIANE E SYVE
Klinika Europiane e Syve është krijuar në Janar 2009 nga Dr. Kastriot Boriçi, i cili përveç punës aktuale në Stamboll-Turqi, kryen vizita, ndërhyrjet më të komplikuara me lazer dhe operacione me metodat më moderne në Shqipëri. Për herë të parë është vënë në punë Tomografia Spektrale e Syrit dhe kanë filluar operacionet e vështira retinale me 25 G Vitrektomi. Kryhen: Operacionet e Kataraktës (fakoemulsifikacion), Operacionet e Strabizmit (për të gjitha moshat), Operacionet e Glaukomës (me laser apo kirurgjikale), operacionet e kirurgjisë plastike të syve (rëniet e kapakut, protezat dhe masat tumorale), trajtimi i keratokonusit me metodën Cros.