Prej 1999, fillimisht nëpërmjet Çelësit të Tiranës e më pas Çelësit të Biznesit dhe portalit të parë www.yellowpagesalbania.com, ne kemi ndërtuar një platformë-urë komunikimi unike ndërmjet konsumatorëve dhe bizneseve ashtu edhe mes vetë bizneseve në nivel kombëtar, duke integruar standardet dhe teknologjinë më të avancuar të çdo momenti.
Të pajisur me mbi 20 vite eksperiencë në identifikimin e nevojave dhe pritshmërive të biznesit, ne kemi ndërtuar tashmë panairin më të madh online për biznesin dhe konsumatorin shqiptar, duke sjellë bashkë mbi 110.000 biznese në të 21 sektorët e aktivitetit ekonomik të kategorizuara në 2.096 rubrika shërbimesh dhe produktesh.
Të gjitha këto bëjnë që ne sot të ofrojmë zgjidhjet optimale për 3 pritshmëritë thelbësore të çdo biznesi:
Në këtë portal të biznesit shqiptar, krahas zgjidhjeve, standardeve dhe teknologjisë më të fundit të portaleve Yellow Pages, ne sjellim për herë të parë në tregun shqiptar 4 risi ekskluzive:
1 Regjistrim i vetëm për të gjithë botën e zgjidhjeve që Çelësi ofron.
Menaxho aktivitetin tënd në mënyrë të drejtpërdrejtë, të shpejtë dhe efektive:
Monitorim dhe matje në kohë reale i shikueshmërisë së çdo publikimi apo promocioni.
Informim i vazhdueshëm mbi:
Pjesmarrje në sondazhe dhe informim mbi rezultatet e tyre.
Nga eksperienca jonë mbi 20 vjeçare, ne kemi konceptuar për ty dhe biznesin tënd 5 paketa të dedikuara dhe të përshtatura për cdo pritshmëri tënden dhe çdo objektiv biznesi që synon të arrish.
Përveç paketave, për ty që dëshiron ta personalizosh më tej qasjen ndaj klientëve dhe tregut, ne kemi konceptuar edhe një gamë të gjerë shërbimesh të dedikuara shtesë për të shumëfishuar klientelën tënde!
Promovo me zgjuarsi emrin dhe punën tënde!
Përfito nga risitë ekskluzive që ne kemi konceptuar për komunikimin dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd: përfitim i përhershem i shërbimit të preventivit për të gjitha kërkesat që konsumatorët dhe bizneset do të kenë për ty dhe promovim i ofertës kryesore të vitit.
Paketa SMART garanton praninë dhe njohjen cilësore të biznesit tënd në treg nëpërmjet promovimit të elementeve kryesore të brandit dhe aktivitetit: kategorizim dhe klasifikim i linjave të aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, logo, tekst përshkrues dhe foto.
Kjo paketë optimizon identifikimin, gjetjen dhe kontaktimin nga ana e klientëve tuaj përmes mjeteve dhe kanaleve kryesore të komunikimit: kontaktet telefonike, postë elektronike dhe web, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, lehtësi aksesi dhe prakticitet në përdorim nga të gjitha aparatet mobile.
Përfito shikueshmëri optimale dhe bëj dallimin në treg!
Paketa Super ofron zgjidhje optimale për ty që kërkon të bësh dallimin në treg duke maksimizuar shikueshmërinë, praninë dhe ndërveprimin tënd në raport me investimin që po bën.
Përfito nga 3 risitë ekskluzive që ne kemi konceptuar për komunikimin dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd: vitrinë për produktet dhe shërbimet e tua kryesore, promovim periodik i ofertave të tua dhe përfitim i përhershëm i shërbimit të preventivit për të gjitha kërkesat që konsumatorët dhe bizneset do të kenë për ty.
Paketa SUPER ofron shikueshmëri optimale, njohjen cilësore nëpërmjet promovimit të elementeve të brandit dhe aktivitetit: kategorizim dhe klasifikim i sektorëve të aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, logo, tekst përshkrues, foto dhe video.
Kjo paketë optimizon identifikimin, gjetjen dhe kontaktimin nga ana e klientëve tuaj përmes mjeteve dhe kanaleve të sotme të komunikimit: kontaktet telefonike, postë elektronike dhe web, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, integrim me Facebook, lehtësi aksesi dhe prakticitet në përdorim nga të gjitha aparatet mobile.
Kape majën dhe qëndro në lartësinë që meriton! Tregu dhe suksesi janë të tuat!
Zgjidh paketën Gold dhe jepi biznesit tënd mundësinë të pozicionohet i pari! Përfito maksimalisht nga 3 risitë ekskluzive që ne kemi konceptuar për komunikimin dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd: vitrinë e plotë e produkteve dhe shërbimeve, promovim gjithëvjetor i ofertave të tua dhe përfitim i përhershëm i shërbimit të preventivit për të gjitha kërkesat që konsumatorët dhe bizneset do të kenë për ty.
Paketa Gold ofron shikueshmërinë më të lartë, njohjen cilësore dhe mbulim maksimal të pranisë tënde në treg nëpërmjet promovimit të të gjithë elementëve të brandit dhe aktivitetit: kategorizim dhe klasifikim i gjithë sektorëve të aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, logo, tekst përshkrues, foto dhe video.
Kjo paketë optimizon identifikimin, gjetjen dhe kontaktimin nga ana e klientëve tuaj përmes të gjitha mjeteve dhe kanaleve të sotme të komunikimit: kontaktet telefonike, postë elektronike dhe web, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, integrim i të gjitha rrjeteve sociale, lehtësi aksesi dhe prakticitet në perdorim nga te gjitha aparatet mobile.
Bëhu i dukshëm dhe i prekshëm me kosto minimale!
Biznesi yt është i rëndësishëm dhe meriton të gjendet lehtë. Me një investim të vogël aktiviteti yt do të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga qindra mijëra konsumatorë dhe biznese të YPA, të cilët do mund të të identifikojnë, gjejnë dhe kontaktojnë nëpërmjet promovimit që ne do t’u bëjmë elementeve kryesorë të biznesit: logo, kategorizim dhe klasifikim i aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, tekst përshkrues, foto, kontaktet telefonike, postë elektronike, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, lehtësi aksesi dhe prakticitet në perdorim nga të gjitha aparatet mobile.
Mos mungo: Regjistrimi i thjeshtë është falas!
Kjo paketë të ofron një shikueshmëri minimale por e rëndësishme është të mos mbetesh jashtë tregut.
Falas: të ofrojmë mundësinë e regjistrimit të aktivitetit tënd në kategoritë dhe rubrikat përkatëse, adresës e cila do të jetë e gjetshme edhe në hartë, kontakteve telefonike dhe postës elektronike.
Shfrytëzo këtë risi dhe mundësi ekskluzive që YPA sjell për ty!
Duke marrë shërbimin e preventivit, ti do mund të ndërveprosh drejtpërdrejtë me kërkesat e të gjithë klientëve, konsumatorë apo biznese, të cilët janë në kërkim të produkteve apo shërbimeve që ti ofron. Të gjitha këto kërkesa do mbërrijnë tek ty nëpërmjet postës elektronike duke të vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me kërkuesit dhe duke të mundësuar dërgimin e ofertës tënde për ta në kohë reale. Ashtu si ti, çdo konsumator dhe biznes, përpara se të marrë vendimin për blerje, kërkon të krahasojë ofertat e tregut për të përzgjedhur më të mirën. Biznese të suksesshme janë vetëm ato që nuk i shmangen por përballen me tregun e hapur të kerkesë-ofertës. Klientët e tu janë këtu:
Ne kemi konceptuar për ty një hapësirë të dedikuar për të ekspozuar dhe promovuar produktet dhe sherbimet e tua, duke i paraqitur ato me emërtim, përshkrim shoqërues, foto dhe çmim.
Ky shërbim të dedikohet ty që kërkon të arrish rezultate optimale në fushatat dhe iniciativat promovuese që ti ndërmerr për biznesin tënd gjatë gjithë vitit.
Kompozo vetë paketën tënde të suksesit duke përzgjedhur mes shërbimeve +PLUS të dedikuara për ty!
Kjo mundësi është për të gjithë ju që mund të jeni përfaqësues markash apo tregëtues produktesh të brandeve të rëndësishëm për biznesin tuaj. Duke marrë shërbimin e logos shtesë ju do mund të identifikoni biznesin tuaj me këto marka dhe brande.
Klasifikimi i informacionit në rubrika dhe mundësimi i kërkimit dhe gjetjes nëpërmjet fjalëve kyçe i vjen në ndihmë si kërkuesve ashtu dhe ofruesve të produkteve dhe shërbimeve. Duke garantuar praninë në të gjitha rubrikat që përfaqësojnë aktivitetin tënd dhe duke lidhur të gjitha produktet dhe shërbimet me fjalë kyçe, ti siguron identifikimin e menjëhershëm dhe të vazhdueshëm nga kërkuesit duke maksimizuar shanset për përthithjen e tyre.
Përfaqësohu me të gjithë shtrirjen e rrjetit tënd! Duke regjistruar me adresë dhe kontakt çdo filial tëndin, ti u tregon klientëve të tu sa pranë tyre je në çdo moment.
Numrat e telefonit shtesë që ne të japim mundësinë të vendosësh në skedën tënde, zgjerojnë hapësirën dhe rrisin shpejtësinë e komunikimit telefonik me klientët e tu duke mundësuar njëkohësisht edhe kontaktim të drejtpërdrejtë me sektorët apo departamentet e biznesit tënd.
Shfrytëzo avantazhet e postës elektronike duke formalizuar dhe profesionalizuar komunikimin me klientët e tu e duke mundësuar njëkohesisht komunikim të drejtpërdrejtë me sektorët apo departamentet e biznesit tënd.
Ky shërbim është për të gjithë ju që në botën e internetit përfaqësoheni me më shumë se një faqe apo portal. Bëju të njohur klientëve të tu çdo adresë web të lidhur me aktivitetin tënd!
Instagram, Facebook, Linkedin, Pinterest, ju nevojitet gjë tjetër?!
Një foto = 1000 fjalë! Po një video?!
6. Shfrytëzo hapësirat e privilegjuara “BANER” dhe “PREMIUM” në homepage dhe kategori për promovimin maksimal të emrit dhe imazhit të biznesit tënd si edhe të ofertave të tua në YPA duke bërë dallimin me konkurentët e tjerë në treg!