Yellow Pages Albania Imazhi KUSH JEMI

Prej 1999, fillimisht nëpërmjet Çelësit të Tiranës e më pas Çelësit të Biznesit dhe portalit të parë www.yellowpagesalbania.com, ne kemi ndërtuar një platformë-urë komunikimi unike ndërmjet konsumatorëve dhe bizneseve ashtu edhe mes vetë bizneseve në nivel kombëtar, duke integruar standardet dhe teknologjinë më të avancuar të çdo momenti.

Të pajisur me mbi 20 vite eksperiencë në identifikimin e nevojave dhe pritshmërive të biznesit, ne kemi ndërtuar tashmë panairin më të madh online për biznesin dhe konsumatorin shqiptar, duke sjellë bashkë mbi 110.000 biznese në të 21 sektorët e aktivitetit ekonomik të kategorizuara në 2.096 rubrika shërbimesh dhe produktesh.

Të gjitha këto bëjnë që ne sot të ofrojmë zgjidhjet optimale për 3 pritshmëritë thelbësore të çdo biznesi:
-Rritje të rezultateve të biznesit nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd.
-Garantim i shikueshmërise maksimale, njohjes cilësore nga klientët e tu dhe mbulim të plotë të tregut të synuar, duke të bërë protagonist në rezultatet e kërkimit të çdo përdoruesi të YPA, konsumator dhe biznes.
-Identifikim, gjetje dhe kontaktim në kohë reale nga ana e klientëve të tu përmes te gjitha mjeteve dhe kanaleve të sotme të komunikimit.

Në këtë portal të biznesit shqiptar, krahas zgjidhjeve, standardeve dhe teknologjisë më të fundit të portaleve Yellow Pages, ne sjellim për herë të parë në tregun shqiptar 4 risi ekskluzive:


-Platformën e “KËRKO DHE OFRO PREVENTIV” për të maksimizuar suksesin tënd në ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët e tu konsumatorë apo biznese.


-Shërbimin “OFERTAT E JAVËS” për rezultate optimale në fushatat dhe iniciativat promovuese që ti ndërmerr për biznesin tënd gjatë gjithë vitit.


-Hapësirën “VITRINA” dedikuar ekspozimit dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve të tua.


-“ZONA UNIKE E PËRDORUESIT” nëpërmjet të cilës ti mund të përfitosh dhe të manaxhosh drejtpërdrejtë të gjitha shërbimet, produktet dhe ofertat e dedikuara të Çelësi Media Group:

 

Avantazhet, funksionalitetet dhe përfitimet e Zonës së Përdoruesit Unike:

  • 1 Regjistrim i vetëm për të gjithë botën e zgjidhjeve që Çelësi ofron.
  • Menaxho aktivitetin tënd në mënyrë të drejtpërdrejtë, të shpejtë dhe efektive:
  • Publiko dhe modifiko, fshi dhe zëvëndëso në çdo moment njoftime të çdo lloji dhe oferta punësimi, promocione dhe oferta biznesi, profilin dhe kontaktet e biznesit tënd në Gazetën Çelësi dhe YPA.
  • Ofro dhe kërko preventiv për çdo shërbim apo produkt.
  • Përzgjidh dhe përshtat në vazhdimësi sipas nevojave të biznesit tënd, mes shumëllojshmërisë së paketave dhe tipeve të kontratave që ne si Çelësi Media Group kemi konceptuar për ty.
  • Njih, besnikëro dhe shto klientelën tënde nëpërmjet platformës Karta Extra.
  • Punëso dhe trajno stafin tënd nëpërmjet agjensisë së punësimit Profesionisti dhe platformës së kurseve online Unipro Balkan Academy.
  • Monitorim dhe matje në kohë reale i shikueshmërisë së çdo publikimi apo promocioni.
  • Informim i vazhdueshëm mbi:
  • ofertat dhe kërkesat e tregut
  • indeksin e çmimeve të pronave
  • njoftimet për shitje-blerje-qera
  • profilin dhe kontaktet e bizneseve të çdo sektori apo kategorie aktiviteti
  • kandidaturat potenciale për punonjësit që kërkon
  • kurset dhe metodat më të fundit të trajnimit online dhe platformës E-Learning
  • historikun e të gjitha publikimeve të tua
  • Pjesmarrje në sondazhe dhe informim mbi rezultatet e tyre.