Përse Yellow Pages Albania?

Yellow Pages Albania është panairi më i madh online ku ti mund të gjesh gjithçka që dëshiron. Kërko produkte, shërbime & biznese dhe platforma jonë do të përzgjedh atë që ti kërkon.

Tani është më e lehtë për ty të gjesh informacionin që kërkon sepse kemi regjistruar në platformën tonë mbi 110 mijë biznese,të ndara në21 sektorë, e të kategorizuara2.096 rubrika biznesi.

Si të kërkosh produkte, shërbime & biznese në Yellow Pages Albania?

  • Në hapësirën “Çfarë” mund të kërkosh me emrin e biznesit, kategorinë, produktet, shërbimet që biznesi ofron si dhe përmes fjalëve kyçe.
  • Në hapësirën “Ku?” mund të kërkosh përmes emrit të qytetit.
  • “Harta” të tregon vendndodhjen e saktë të biznesit apo bizneseve që ke kërkuar. Kjo hartë është një shërbim unik që ofrohet nga Çelësi dhe përcjell të gjithë eksperiencën e akumuluar që prej vitit 1998.

Si të kërkosh preventiv për çdo produkt apo shërbim që kërkon?

Yellow Pages Albania të ofron mundësinë të kërkosh Preventiv për gjithçka që po kërkon, për çdo punim, shërbim apo produkt që të nevojitet duke përfituar nga ofertat më të mira të tregut në çdo moment, duke kursyer në këtë mënyrë kohë, energji dhe para.

Kërko preventiv duke ndjekur 3 hapa

  1. Shkruaj çfarë po kërkon dhe identifiko profesionistët
  2. Dërgo kërkesën dhe merr ofertat nga profesionistët
  3. Krahaso ofertat, përzgjidh më të mirën dhe mbaro punë.

Si të kapësh ofertat më të mira të momentit?

Yellow Pages Albania të ofron mundësinë të shohësh në kohë reale ofertat më të reja të tregut çdo javë, nga mbi 110 mijë biznese shqiptare dhe të huaja.

Rreth Yellow Pages Albania

Prej 1999, fillimisht nëpërmjet Çelësit të Tiranës e më pas Çelësit të Biznesit dhe portalit të parë www.yellowpagesalbania.com, ne kemi ndërtuar një platformë-urë komunikimi unike ndërmjet konsumatorëve dhe bizneseve ashtu edhe mes vetë bizneseve në nivel kombëtar, duke integruar standardet dhe teknologjinë më të avancuar të çdo momenti.

Të pajisur me mbi 20 vite eksperiencë në identifikimin e nevojave dhe pritshmërive të biznesit, ne kemi ndërtuar tashmë panairin më të madh online për biznesin dhe konsumatorin shqiptar, duke sjellë bashkë mbi 110.000 biznese në të 21 sektorët e aktivitetit ekonomik të kategorizuara në 2.096 rubrika shërbimesh.

Në këtë portal të biznesit shqiptar, krahas zgjidhjeve, standardeve dhe teknologjisë më të fundit të portaleve Yellow Pages, ne sjellim për herë të parë në tregun shqiptar 4 risi ekskluzive:

  1. Platformën e “KËRKO DHE OFRO PREVENTIV”
    Për të maksimizuar kerkimin për gjithçka që po kërkon, për çdo punim, shërbim apo produkt që nevojitet duke përfituar nga ofertat më të mira të tregut në çdo moment, duke kursyer në këtë mënyrë kohë, energji dhe para.
  2. Shërbimin “OFERTAT E JAVËS”
    Të shohësh në kohë reale ofertat më të reja të tregut çdo javë, nga mbi 110 mijë biznese shqiptare dhe të huaja.
  3. Hapësirën “VITRINA”
    Të jep mundësinë të njihesh me të gjitha ofertat, produktet dhe shërbimet qe bizneset ofrojnë në platformë.
  4. “ZONA UNIKE E PËRDORUESIT”
    Nëpërmjet të cilës ti mund të përfitosh dhe të menaxhosh drejtpërdrejtë nga një llogari të gjitha shërbimet, produktet dhe ofertat e dedikuara të Çelësi Media Group.