Regjistrimi fillestar i biznesit me të dhëna bazike si: emri i biznesit, rubrika, adresa, numri kontaktit dhe e-mail, është falas. Regjistrimi me të dhëna më të plota dhe reklamuese është me pagesë në varësi të paketës së përzgjedhur.
Në Home Page të portalit YPA, duke klikuar “Regjistrohu” ju shfaqen të gjitha paketat që ofron portali. Klikoni “Zgjidh” në fund të paketës që dëshironi dhe ju automatikisht keni zgjedhur paketën dhe shërbimet që ajo ofron.
Biznesi i cili eshte regjistruar me paketën fillestare qëndron gjithmonë online dhe të dhënat e tij përditësohen sa here që është e nevojshme. Ndërsa bizneset me kontratë qëndrojnë online aq kohë sa është e vlefshme paketa që ka përzgjedhur.
Pasi të keni vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ju do të hyni në rubrikën ”Zona e Perdoruesit”. Në ketë faqe mund të shikoni të dhënat e biznesit tuaj, t’i modifikoni apo përditësoni ato për sa kohë që kontrata juaj është aktive.
Pasi të keni vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ju do të hyni në rubrikën ”Zona e Perdoruesit”. Në ketë faqe ju keni mundësi që në bazë të paketës që keni përzgjedhur të vendosni foto dhe të dhëna të tjera. Tek skeda e biznesit tuaj ju shfaqen fushat përkatëse me emertimet e të dhënave që ju mund të plotësoni duke klikuar mbi çdo fushë.