Shërbimet e preferuara nga bizneset

Shfrytëzo këtë risi dhe mundësi ekskluzive që YPA sjell për ty!

Duke marrë shërbimin e preventivit, ti do mund të ndërveprosh drejtpërdrejtë me kërkesat e të gjithë klientëve, konsumatorë apo biznese, të cilët janë në kërkim të produkteve apo shërbimeve që ti ofron. Të gjitha këto kërkesa do mbërrijnë tek ty nëpërmjet postës elektronike duke të vënë në kontakt të drejtpërdrejtë me kërkuesit dhe duke të mundësuar dërgimin e ofertës tënde për ta në kohë reale.

Ashtu si ti, çdo konsumator dhe biznes, përpara se të marrë vendimin për blerje, kërkon të krahasojë ofertat e tregut për të përzgjedhur më të mirën. Biznese të suksesshme janë vetëm ato që nuk i shmangen por përballen me tregun e hapur të kerkesë-ofertës. Klientët e tu janë këtu:

Kliko këtu për të marrë shërbimin e preventivit!

Mos mungo tek "Ofertat e Javës"

Ky shërbim të dedikohet ty që kërkon të arrish rezultate optimale në fushatat dhe iniciativat promovuese që ti ndërmerr për biznesin tënd gjatë gjithë vitit.

Ne të mundësojmë të publikosh në kohë reale ofertën tënde duke e shoqëruar atë me titull, tekst përshkrues, foto, broshurë digitale, video, çmime dhe uljet e ofruara.

Ne garantojmë shikueshmëri maksimale të ofertës tënde dhe komunikimin e saj të drejtpërdrejtë tek klientët e tu potencialë nëpërmjet promovimit të këtyre ofertave:
Në skedën tënde të biznesit, në rezultatet e kërkimit të produkteve apo shërbimeve, në hapësirën e dedikuar "Ofertat e Javës", e cila publikohet në faqen e parë të portalit www.yellowpagesalbania.com dhe të portalit nr 1 të njoftimeve në hapësirën shqiptare www.gazetacelesi.al, nëpërmjet postimit të këtyre ofertave në profilin facebook te YPA si edhe "push notification" në aplikacionin "Karta Extra – Ofertat e Javës"

Kliko këtu për të regjistruar ofertën tënde!

Krijo "VITRINËN" e produkteve të tua

Ne kemi konceptuar për ty një hapësirë të dedikuar për të ekspozuar dhe promovuar produktet dhe sherbimet e tua, duke i paraqitur ato me emërtim, përshkrim shoqërues, foto dhe çmim.

Kliko këtu për të krijuar vitrinën tënde!

Promovo me zgjuarsi emrin dhe punën tënde!

Përfito nga risitë ekskluzive që ne kemi konceptuar për komunikimin dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd: përfitim i përhershem i shërbimit të preventivit për të gjitha kërkesat që konsumatorët dhe bizneset do të kenë për ty dhe promovim i ofertës kryesore të vitit.

Paketa SMART garanton praninë dhe njohjen cilësore të biznesit tënd në treg nëpërmjet promovimit të elementeve kryesore të brandit dhe aktivitetit: kategorizim dhe klasifikim i linjave të aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, logo, tekst përshkrues dhe foto.

Kjo paketë optimizon identifikimin, gjetjen dhe kontaktimin nga ana e klientëve tuaj përmes mjeteve dhe kanaleve kryesore të komunikimit: kontaktet telefonike, postë elektronike dhe web, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, lehtësi aksesi dhe prakticitet në përdorim nga të gjitha aparatet mobile.

Kliko këtu dhe përfito paketën tënde SMART

Kape majën dhe qëndro në lartësinë që meriton! Tregu dhe suksesi janë të tuat!

Zgjidh paketën Gold dhe jepi biznesit tënd mundësinë të pozicionohet i pari! Përfito maksimalisht nga 3 risitë ekskluzive që ne kemi konceptuar për komunikimin dhe ndërveprimin e drejtpërdrejtë me klientët dhe tregun tënd: vitrinë e plotë e produkteve dhe shërbimeve, promovim gjithëvjetor i ofertave të tua dhe përfitim i përhershëm i shërbimit të preventivit për të gjitha kërkesat që konsumatorët dhe bizneset do të kenë për ty.

Paketa Gold ofron shikueshmërinë më të lartë, njohjen cilësore dhe mbulim maksimal të pranisë tënde në treg nëpërmjet promovimit të të gjithë elementëve të brandit dhe aktivitetit: kategorizim dhe klasifikim i gjithë sektorë e të aktivitetit, produkteve dhe shërbimeve, fjalë kyçe, logo, tekst përshkrues, foto dhe video.

Kjo paketë optimizon identifikimin, gjetjen dhe kontaktimin nga ana e klientëve tuaj përmes të gjitha mjeteve dhe kanaleve të sotme të komunikimit: kontaktet telefonike, postë elektronike dhe web, adresë fizike të lokalizuar edhe në hartën digitale, integrim i të gjitha rrjeteve sociale, lehtësi aksesi dhe prakticitet në perdorim nga te gjitha aparatet mobile.

Kliko këtu dhe përfito paketën tënde GOLD

Shfrytëzo hapësirat e privilegjuara “BANNER” dhe “PREMIUM” në homepage dhe kategori për promovimin maksimal të emrit dhe imazhit të biznesit tënd si edhe të ofertave të tua në YPA duke bërë dallimin me konkurentët e tjerë në treg!

Për të garantuar shikueshmëri maksimale të hapësirave Baner dhe Premium ne kemi përzgjedhur, konfiguruar dhe rezervuar për ty pozicionet dhe dimensionet më efikase.

Publikimi i banerave të tu realizohet nëpërmjet një platforme e cila mundëson menaxhimin e hapësirave dhe kohëzgjatjes të përzgjedhura nga ty, si edhe integrimin e të gjitha formateve: banera statikë, dinamikë apo të animuar, me linkim të drejtpërdrejtë në faqen tënde web, në faqen tënde të dedikuar një oferte konkrete apo të faqes tënde në rrjetet sociale.

Hapësirat tona Baner dhe Premium janë të përshtatura dhe të optimizuara në vizualizimin e tyre nga desktop dhe mobile.

Platforma jonë të mundëson monitorimin në kohë reale të shikueshmërise dhe klikimeve qe fitojnë banerat e tu.

Kontakto drejtpërdrejtë me ne për të rezervuar hapësirën tënde!

Yellow Pages Albania
Tel: +355 04 2268 104
[email protected] / [email protected]
Adresa: Rr. “Kavajës”, Condor Center, K. III-të