Shoqata Kombëtare Shqiptare e Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugorë ose Shoqata “ANALTIR”, është një orgnizatë shoqërore, person juridik i pavarur, me qëllim jo-ekonomik.Shoqata e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht në Shoqatë bëjnë pjesë shumica e transportuesve ndërkombëtarë rrugorë. Fillimet e para kjo Shoqatë i ka që në 22 Qershor 1970, si një detyrim shtetëror për t’u anëtarësuar në Sistemin TIR. Shoqata ka statuin e vet dhe funksionon në bazë të legjislacionit të vendit tonë.
RRUGA XHOXHI MARTINI, SHESHI AVNI RUSTEMI, P. 9 KATESH, K. 2 - Tiranë