Klinika Dentare “Toti & Gurakuqi” është e para klinikë dentare private e liçensuar në Shqipëri që prej vitit 1992 nga themeluesi i saj Prof.Dr. Foto Toti. Vit pas viti klinika u rrit dhe u modernizua për të ardhur në ditët e sotme akoma më e plotësuar si në staf, ashtu edhe në shërbime. Numri i pacienteve të trajtuar pranë këtij institucioni shëndetësor është me mijëra dhe i kalon kufijtë e Shqipërisë. Të kesh një buzëqeshje rrezatuese me dhëmbe të shëndetshëm dhe të bukur, është një investim për të ardhmen tuaj.
SELMANI IMP-EXP sh.p.k, është një shoqëri e themeluar në 1994. Aktiviteti i saj fillestar ka qenë tregtimi me shumicë i materialeve të ndërtimit. Katër vite eksperiencë mjaftuan për të ndërmarrë një hap të guximshëm. Në vitin 1998, u realizua investimi i parë në këtë sektor, ndërtimi i Impiantit të Zinkimit në të Nxehtë. Ky i fundit u pasua nga ndërtimi i një impianti te dyte në vitin 2000, si dhe mjaft investime të tjera në teknologji dhe në strukturën e brendëshme të ndermarrjes.
RRUGA KONFERENCA E PEZES, ISH KOMBINATIT MISTO MAME - Tiranë
Qendra Diagnostike MEDICARE u themelua në Tetor 2001. Profili i kësaj klinike është imazheria diagnostike dhe konsultat në neurokirurgji, neurologji etj. Nisur nga nevojat dhe kërkesat e rretheve kryesore të Shqipërisë, klinika zgjeroi aktivitetin e saj në rrethet Durrës dhe Elbasan në vitin 2004, duke vazhduar në vitin 2005 në Shkodër, në vitin 2007 në Fier, në 2010 në Berat dhe në Tetor të vitit 2011 hapi degën e saj më të re në Korçë.