Shkolla jopublike "Arbëria” mbush dy dekada qe ka hapur dyert e saj, qe nga viti 2000. Nisma e shkollës është rezultati i një përvoje të jashtëzakonshme të drejtuesit, themeluesit të saj Zoti Xhemal Balla, emër ky shumë i njohur në themelin arsimor të Tiranës. Përvoja 20 vjeçare e mirëmenaxhimit të drejtuesve dhe përkujdesja e jashtëzakonshme e stafit pedagogjik tregon për një histori suksesi. Drejtimi dhe menaxhimi I shkollës “Arbëria“ ka si vizon të shpalos një sistem që vlerëson forcën kulturore, gjuhësore, teknologjinë bashkëkohore të informimit dhe komunikimit.