BORG SHPK
Kompania Borg Shpk ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri në Mars të vitit 2002. Por fillimet e saj janë shumë më të hershme, pasi ajo është vazhdim i aktivitetit të shoqerise Batir Shpk, që është themeluar në vitin 1992. Kompania Borg Shpk ushtron aktivitetin e saj në fushën e projektimit, instalimit, vënies në punë dhe shërbimit të linjave, makinerive, paisjeve dhe komponentëve mekanikë, hidraulikë, termikë dhe elektrikë. Ajo shfrytëzon të gjitha arritjet e shoqërive më prestigjoze Europiane dhe botërore në fushat e sipër përmendurara.