INTERMEDICA
Jeta kërkon kujdes. Këtë e gjeni tek Intermedica. Ne e dimë se çfarë pacientët kërkojnë, ndaj jemi në shërbim të tyre. Kjo është motoja mbi të cilën Intermedica u krijua në vitin 1996. Intermedica realizon çdo analizë që përshkruhet në literaturën mjekësore, deri në nivel të biologjisë molekulare të ADN-së dhe ofron nivelet më të larta të cilësisë dhe saktësisë së ekzaminimeve laboratorike, falë stafit të kualifikuar dhe bashkëpunimit me klinikat më në zë botërore. Intermedica është i vetmi rrjet laboratorik që ofron sot teknologjinë më të avancuar të analizatorëve, i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të çertifkimit të Cilësisë dhe Menaxhimit. Jemi duke zhvilluar një rrjet laboratorik bazuar në konceptin “business excellence”, që njihet si “shërbimet mjekësore laboratorike të ekselencës”. Me 11 pika në Tiranë, një në Sarandë dhe një në Prishtinë, jemi gjithnjë e më pranë nevojave të pacientëve.